75 Mall Live Search
22:58 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Barcelona mposht Valencian me spektakël

Barcelona ka arritur fitore të lehtë si nikoçir i Valencias duke e mposhtur me rezultat 5:2.

Fillimisht, ishte Ansu Fati, i cili qysh në minutën e 3-të realizoi për epërsinë fillestare të Barcelonës, duke u asistuar nga Frenkie de Jong.

4 minuta më vonë, Ansumane Fati ia kthen nderin de Jong, i cili realizoi për 2:0. Krejt çka bënë Valenica në pjesë të parë ishte goli i ngushtimit të rezultatit nga Gameiro, i cili pas konsultimit të VAR-it u pranua si gol i rregullt, shkruan Indeksonline.

Pjesa e dytë nisi me golin e Gerard Piques në minutën e 52-të, e më pas skena ishte për uruguaianin, Luis Suarez.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të, ndërsa pas 1 minuti shënoi golin e katërt të Barçës. Në minutën e 83-të ishte përsëri Suarez, i cili shënoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të pestin për Barcelonën.

Në fund të takimit, Gomez shënoi për Valencian dhe për epilogun përfundimtar të takimit, Barcelona 5, Valencia 2.

Me këtë fitore, Barcelona ngritet në pozitën e 4-të me 7 pikë të grumbulluara nga 4 ndeshje, ndërsa Valencia ngec në vendin e 14-të me vetëm 4 pikë./Indeksonline/