75 Mall Live Search
12:29 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për vetaksidentin në Suharekë, tre persona me lëndime të rënda trupore

Mbrëmë në hyrje të Suharekës ndodhi një vetaksident ku lëndime pësuan tre persona.

Indeksonline kontaktoi me togerin, Shaban Osmanollaj për të kuptuar detajet e kësaj ngjarje.

Ai e konfirmoi se janë lënduar tre persona dhe se shpejtësia ishte shkak i aksidentit.

“Me datë 14.09.2019 rreth orës 22:50 deri të aksidenti kishte ardhur deri sa vozitësi me veturën VW Golf 4, ngjyre e kaltër me targa vendore  ishte duke lëvizur ne rrugën Duhel-Suhareke dhe me te arritur ne hyrje te Suharekës, duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes  humb kontrollin e lëvizjes, ku ana e djathte e veturës del jashtë rruge ne te djathte ku e godet mbrojtësin nga metali te urës  dhe përplaset me anën e djathtë te automjetit duke rene ne një lartësi rreth 2 metra poshtë. “

   “Si pasoje e aksidentit vozitësi dhe dy pasagjeret me auto ambulancë dërgohen ne qendrën emergjente te Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar kanë pësuar lëndime te renda trupore dhe dy nga te lënduarit dërgohen ne QKU ne Prishtinë për tretman te mëtejme kurse njeri ndalet për tretman mjekësor ne spitalin e Prizrenit.”

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti është nen hetime si aksident trafiku me lëndime te renda.”, u shprehë Osmanollaj./Indeksonline/