75 Mall Live Search
12:19 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shala: Kosovës Zoti ia fali bukuritë natyrore, do të punoj që të jemi destinacion për turistët e huaj

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala, është zotuar se Kosova do të bëhet destinacion atraktiv për vizitorët ndërkombëtarë, për bukuritë natyrore që ka.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Zoti ia ka falur Kosovës bukuritë natyrore, derisa ka shtuar se deri tashti është bërë shumë pak në promovimin e këtyre bukurive.

Shkrimi i plotë i Shalës:

Kosovës Zoti ia ka falur bukuritë natyrore, ndërsa deri më tani nuk kemi bërë aq sa duhet për ta promovuar dhe zhvilluar këtë bukuri.

Gjatë këtyre dy vjetëve ne punuam fortë që ta ndryshojmë këtë dhe fal angazhimit tonë për promovimin e turizmit, Kosova ka rritje të vazhdueshme të turistëve të huaj.

Unë do të vazhdoj të punoj që vendi ynë të shndërrohet në destinacion atraktiv për turistët ndërkombëtar.