Dëgjon intervistën e papublikuar të babait të ndjerë, Ronaldo “shpërthen” në lot
Ditën e marte pritet të publikohet intervista e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, e realizuar nga Piers Morgan, përcjellë Indeksonline.
Ai ndër të tjera në intervistë ka shpjeguar jetën e vështirë, si dhe problemet që kishte me babain e tij që shumë pak e kishte njohur.
“Asnjëherë nuk e kam njohur vërtetë babanë tim. Ai ishte gjithmonë i dehur ”, tha Ronaldo.
Ai nuk mundi t’i mbante lotët në momentin kur në ekran i është shfaqur një klip i të atit, Jose Dinis Aveiro i cili vdiq në moshën 52 vjeçare, nga problemet që kishte me mëlçinë.
Atë kohë, në vitin 2004 kur po zhvillohej Kampionati Europian, një televizion norvegjez e kishte intervistuar të atin e Ronaldos i cili thoshte rrëfente se ishte shumë krenarë me djalin e tij.
‘Unë nuk e kam parë atë video….Gjëja që më vjen më shumë keq është së babai im nuk arrit të shihte atë që unë jam bërë sot”- ka thënë futbollisti i njohur.
Ai ka folur edhe për gjëra të tjera, dhe intervista pritet të shfaqet nesër. /Indeksonline/

