“Jurgen Klopp mund të largohet nga Liverpooli për shkak të motit të keq në Angli”
Sipas agjentit të Jurgen Klopp, Marc Kosicke, trajneri i Liverpoolit mund të largohet nga skuadra për shkak të motit të keq.
Kontrata e trajnerit gjerman skadon në vitin 2022, dhe krerët e “të kuqve” janë të interesuar që ta zgjasin kontratën.
“Kemi ende kohë për të menduar. Duhet të shohim nëse ndryshimi i klimës do të sjellë mot më të mirë në Angli. Ulla (gruaja e Kloppit) dhe Jurgen zgjohen në mëngjes dhe është errët. Kur takohen përsëri në mbrëmje është poashtu errët” ka deklaruar Kosicke. /Indeksonline/