75 Mall Live Search
22:49 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Torino e Ujkanit shokohet nga Lecce në trillerin që zgjati 100 minuta

Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, Torino është ndalur dhe atë në shtëpinë e vetë nga Lecce.

Skuadra e kosovarit Samir Ujkani, humbi me rezultat 1-2. Diego Farias kaloi në epërsi Leccen në minutën e 35-të, ndërsa Torino barazoi përmes Andrea Belottit në pjesën e dytë.

Golin vendimtar Lecce e shënoi në minutën e 73-të përmes Marco Mancosu.

Torino me këtë disfatë mbetet në vendin e 4-të me 6 pikë ndërsa Lecce shënoi fitoren e parë pas 2 humbjeve. Ndryshe, Ujkani ishte në bankë rezervë. /Indeksonline/