75 Mall Live Search
19:07 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Belegu viziton kompaninë prodhuese: Taksa 100% ka ndikuar në shitje

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Erolld Belegu ka vizituar fabrikën e biskotave AJAKA në Komunën e Pejës.

Belegu ka theksuar se nga vizita në këtë fabrike ka kuptuar që taksa ka ndikuar pozitivisht në shitje, transmeton Indeksonline.

“Isha shumë i nderuar, kur para disa dite e mora një ftesë nga z. Valon Kuqi nga fshati Lutogllavë, në Komunën e Pejës, për ta vizituar Fabrikën e biskotave AJAKA.

Për këtë arsye edhe e vizitova sot për ta parë nga afër ndikimin e taksës në këtë kompani prodhuese me 15 punëtorë dhe me plot punëtorë sezonalë. Z. Kuqi, që më pas e kuptova që ishte edhe Imami i fshatit tha që taksa 100% “shumë ka ndikuar pozitivisht në shitje”, duke ia rritur qarkullimin për 200% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

E falënderoj Hoxhë Kuqin për mikpritjen dhe bisedën e sinqertë. Kjo vizitë bashkë me shumë të tjera nëpër biznese kosovare më bëjnë shumë të lumtur, pasi që po na e konfirmojnë që masat e ndërmarra nga Qeveria Haradinaj ishin të duhurat për bizneset tona dhe na japin edhe më shumë vullnet për ta vazhduar këtë punë edhe në mandatin e ardhshëm”, ka shkruar ai në facebook.