75 Mall Live Search
23:22 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Festa e Mbappe dhe Neymar pas triumfit të PSG-së

PSG ka mposhtur Realin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Francezët në këtë ndeshje ishin pa treshen kryesore të sulmit, Mbappe, Neymar dhe Cavani, shkruan Indeksonline.

Neymar është i suspenduar edhe për një ndeshje tjetër, derisa dy të tjerët nuk luajtën për shkak të lëndimeve.

Por braziliani dhe francezi e ndoqën nga afër ndeshjen në “Parc des Prince”.

Ata bënë një festë interesante derisa skuadra e tyre fitoi ndaj skuadrës më të trofeshme të këtij kompeticioni. /IndeksOnline/