75 Mall Live Search
13:53 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Çfarë i ka mbetur merak Haradinajt nga qeverisja e kaluar?

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në lëvizjen FOL, në diskutim të hapur ka folur ndër të tjera për qeverisjen e tij në koalicion, vizat dhe dialogun me Serbinë.

Ai duke folur për koalicionin që ka qeverisur, Haradinaj ka thënë se ka pasur raporte të mira me partnerët.

“Kanë qenë koleg të mirë, kemi kalu mirë me Kadrin e tjerët partnerë. Kemi punu mirë, kemi pas dallime me ta për disa tema, gjë që ka rezultuar me shku secili në rrugën e tij. Idhnimet janë me pak me vlerë, kemi punu për disa tema si ushtria e kështu me radhë”, ka thënë Haradinaj, raporton Indeksonline.

Sa u përket premtimeve për liberalizim të vizave që ai kishte dhënë që do të realizohej brenda tre muajve të qeverisjes së tij, ai thotë se nuk është kry për këta muaj, por as nuk ka zgjatur shumë.

Sipas tij, vonesë kanë pasur procedurat.

“Qeveria e vendit, që udhëheq prej meje ka pas dinamikë në përmbylljen e kritereve për liberalizim të vizave. Nuk është kry për tre muaj, por nuk ka zgjatur shumë. Njëherë është mbledh komisioni, tani parlamenti, është kohë rekord. Në pjesën e BE kem has vonesa, komisioni ka qenë më i shpejtë, edhe parlament u kry, tani jemi të këshilli i ministrave, mundemi me hi rend dite, deri pas një nëntorit.  Për Francën e Holandën , ka disa shqetësime, por ka vend për optimizëm. Më në fund po vijmë të një e drejtë e mohuar për kohë të gjatë që do të realizohet”, ka thënë Haradinaj mes të tjerash.

E se çfarë i ka mbetur marak Haradinajt prej qeverisjes së kaluar është se nuk i ka dhënë hapësirë edhe më shumë zhvillimit ekonomik.

“Çka m’ka mbetë merak prej qeverisjes së kaluar….Kam pas dëshirë në të ardhmen me i dhënë hapësirë zhvillimit ekonomik, ka vakume, ngarkesa për sipërmarrësit. Kohë më  te madhe me i kushtu sektorit privat, na i kem kushtu kohë, por ende ka punë që duhet me bë. Lirimi i akcizës me ka mbetë marak”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, për dialogun me Serbinë, Haradinaj, ka thënë se ai ka arritur që ta tjetërsoj duke e hequr nga duart e Presidentit Hashim Thaçi.

Sipas tij,  askush nga udhëheqësit nuk ka qëndrime më të qarta se ai se si të ndodh një marrëveshje me Serbinë./Indeksonline/