Ja sa dëshirojnë gratë që të zgjasë një marrëdhënie seksuale
Një ekip studiuesish nga Amerika u përpoqën të kuptojnë kohëzgjatjen ideale të seksit për një çift dhe konkluduan disa fakte mjaft interesante.
Të gjithë pjesëmarrësit, midis moshës 18-35 vjeç, të cilët pranuan se ishin aktivë seksualë në gjashtë muajt e fundit, u pyetën për sa kohë kishin kryer marrëdhënie seksuale dhe cila është koha që do të dëshironin që marrëdhënia e tyre të zgjasë. Rezultatet ishin befasuese, transmeton Indeksonline.
Gratë e përfshira në anketim thanë që kohëzgjatja e kohës prej 25 minutash dhe 51 sekondave u konsiderua si “ideale”, gjë që u dha atyre ndjenjën e seksit të mirë dhe të ndjehen të kënaqur.
Po ashtu edhe burrat mendonin se seksi i mirë duhet të zgjasë 25 minuta dhe 43 sekonda.
Gratë, në veçanti, u ankuan për partnerët e tyre që nuk ishin në gjendje të zgjasin shumë në shtrat, me shumicën e grave që raportojnë 11-14 minuta si rekord mesatar.
Shumica e grave të anketuara në sondazh votuan në favor të seksit në mëngjes./Indeksonline/.