75 Mall Live Search
16:31 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

McLareni mundohet t’i ik kolonës, merr një ‘karma’ nga policët civil

Ne njohim një numër pronarësh të super makinave, të cilët dinë të jenë mjaft modestë, por gjithashtu njohim një numër që kanë egot e tepërta (kryesisht) falë makinave që ata drejtojnë. Pronari i këtij McLaren 720S përshtatet me kategorinë e dytë.

Kjo video është filmuar në Victoria të Australisë dhe tregon një McLaren të kuq, ashtu si dhjetëra shoferë rreth tyre, të mbërthyer në trafik.

Shoferi i McLaren 720 tejkaloi radhën në korsinë e shërbimit duke shkurtuar kohën e udhëtimit. Mirëpo, doli të jetë vendim i gabuar dhe në kohën e gabuar. /IndeksOnline/