75 Mall Live Search
16:37 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një ditë para meçit, boksieri shqiptar takohet me Anthony Joshuan

E nesërmja do të jetë ditë e madhe për Florian Markun, i cili do të ndeshet me çekun, Miroslav Serban.

Meçi do të zhvillohet në Angli, vendlindjen e ish-kampionit të botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Para ndeshjes, Marku pati kënaqësinë të takohej me Joshuan, nga i cili pa dyshim morri edhe këshilla për meçin e nesërm, shkruan Indeksonline.

Para pak çastesh, të dy boksierët përfunduan matjet e tyre dhe janë gati për aksion nesër mbrëma në arenën 02 në Londër./Indeksonline/