75 Mall Live Search
16:45 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Hoxhaj shpalos planin e PDK-së për bizneset

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, bashkë me kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, kanë vizituar disa biznese në Komunën e Therandës, nga ku dhanë mesazhe dhe shpalosën programin e PDK-së për bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se fuqizimi i bizneseve të vogla dhe të mesme, si shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik, është qëllimi kryesor i qeverisjes së ardhshme të PDK-së.

Në njërën nga vizitat në këto biznese, Hoxhaj, u shpreh se qëllimi i PDK-së është që të eliminohen shumë barriera, si nxjerrja e certifikatave, autorizimeve e lejeve të ndryshme, të cilat, sipas tij, po vështirësojnë krijimin e bizneseve të reja ose zgjerimin e atyre ekzistuese.

“TVSH nuk do të paguhet më në kufi, siç ka ndodhur deri më tani, por ajo do të bëhet brenda vendit.”, ka thënë Hoxhaj përmes një shkrimi në Facebook.

Ai, gjithashtu tha se PDK ka për qëllim që në qeverisjen e ardhshme, të krijohet më shumë hapësirë për investime në biznese të reja ose ekzistuese.