75 Mall Live Search
19:41 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nën ritmin e “Tequila”, tifozët e Swansea ia dedikojnë këngën Celinas

Swansea luajti përballë Notingham Forest në ndeshjen e zhvilluar së fundmi në “Championship”. Takimi përfundoi në shifrat 0-1, ndërsa ajo që bëri përshtypje ishte kënga që tifozët i kanë dedikuar sulmuesit shqiptar.

Bëhet fjalë për këngën e “Tequilas”, që u dëgjua në stadium edhe gjatë kësaj përballje. Por në vendin e fjalës “Tequila”, përdorej nga tifozët e Swansea thirrja: “Celina”.

Një muzikë dëhese, që i kushtohet një futbollisti që me mënyrën e tij të lojës i deh gjithmonë kundërshtarët me veprimet e bukura që bën, për t’i dhënë një tjetër spektakël ndeshjes. /Sport Ekspres