Vdes një çiklist – goditet nga një veturë, në Shtime
Në një aksident trafiku të ndodhur me 19.09.2019 rreth orës 20:05 minuta në rrugën “Ismail Qemajli”, në Shtime , një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transpotues me targa lokale, E.Q. ( m/sh/k 35 vjeç), godet çiklistin F.I. (m/sh/k 30 vjeç) , me ç’rast ai pëson lëndime të rënda trupore.
I lënduari është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime e pastaj në QKUK – Prishtinë për trajtim mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara ai ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë.