75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zidane po humb besimin te Reali

Më 11 mars, filloi aventura e dytë e Zinedine Zidanes në pankinën e Real Madridit, e cila u festua sikur titull te Real Madridi, ndërsa askush nuk e priste që pas 6 muajsh Real Madridi do të kthehej aty ku ishte.

Ditët e para të ligës ofruan simptomat që u konfirmuan me dhimbje në Paris, duke u mposhtur bindshëm 3:0.

Zidane pranoi sfidën shkaku i besnikërisë ndaj Florentino Perez, por mesa duket nuk po është në gjendje të kthejë Realin aty ku e ka vendin, shkruan Indeksonline.

Nga 6 nënshkrimet e kësaj vere të “Los Blancos”, 5 prej tyre janë zëvendësues. Vetëm Hazard arriti të futej në njëmbëdhjetshen startuese. Zidane po preferon lojtarët e vjetër: Ramos, Marcelo, Modric, Kroos ose Benzema , të cilat i mbyllin rrugën brezave të rinj.

Rezultatet nuk kanë arritur në shpëtimin e klubit, ndërsa lëndimet e lojtarëve janë një tjetër shqetësim i madh për teknikun francez. Të paktën ai mbeti i pamposhtur në ligë, por java e parë e Champions Leagues ishte fatale për të.

Nëse vazhdon kështu, Zidane mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Real Madridit, dhe raportet e mediave të huaja po tregojnë se Jose Mourinho po “fërkon” duart për të marrë drejtimin e ekipit./Indeksonline/