Irina Shayk e dëshmon edhe njëherë se pse është ndër modelet më seksi!
Modelja me prejardhje ruse, Irina Valeryevna Shaykhlislamova, e njohur si Irina Shayk është mjaft e njohur në fushën e modës, shkruan Indeksonline.
Ajo përpos sukseseve në fushën e modës, ka qenë ndër emrat më të lakuar nëpër mediat rozë për shkak të jetës së saj të “parehatshme” private.
Nga viti 2010 e deri më 2015 ajo ishte në lidhje me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo, duke qenë vazhdimisht në fokus të mediave.
Pas ndarjes nga futbollisti, ajo menjëherë u lidh me aktorin Bradley Cooper me të cilin ka edhe një vajzë, por para disa muajsh i dha fund edhe lidhjes me të.
Irina, së fundmi ka pozuar për markat e njohura botërore, duke e dëshmuar edhe njëherë se është një nga modelet më seksi dhe më atraktive në tregun e modës. /Indeksonline/


