75 Mall Live Search
19:58 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Arsene Wenger ka pranuar një ofertë për punë te FIFA

Arsene Wenger është i gatshëm të marrë një pozitë te FIFA në javët e ardhshme.

Ish trajneri i Arsenalit ka mbetur pa punë prej largimit nga ky klub, 69 vjeçari është pritur të kthehet përsëri në rolin e trajneri mirëpo sipas raportimeve të fundit ai do të fillojë të punojë te FIFA.

Roli i tij te FIFA ende nuk është përcaktuar mirëpo sipas gjasave ai do të marrë një rol teknik në të cilin mund të shfrytëzohet ekspertiza e tij./Indeksonline/.