Liverpool detyrohet t’i paguaj City-t 1 milion funte, hakuan sistemin e tyre të zbulimit
Liverpool pagoi një marrëveshje prej 1 milion funta për Manchester City-n, pasi rivalët e tyre në Premier League u ankuan se sistemi i tyre skaut ishte hakuar.
Marrëveshja konfidenciale u bë në shtator 2013, pasi u raportua se City kishte punësuar ekspertë të spiunazhit kompjuterik për të parë nëse sistemi ishte spiunuar.
Marrëveshja erdhi një vit pasi tre ish-skautë të Cityt-t u transferuan në Liverpool. Dy prej tyre, si dhe Michael Edvard i cili tani është drejtor sportiv i Liverpool, u pohuan nga City që ishin përfshirë në qasjen në bazën e të dhënave të tyre në sistemin Scout7 në qindra raste, transmeton IndeksOnline.
Dy skautët që dyshohet se ishin të përfshirë në qasjen në sistemin Scout7 të City-t ishin Dave Falloës, tani shefi i rekrutimit të Liverpool-it, dhe Julian ëard, i cili ishte menaxheri evropian i skautëve të Liverpool-it për Spanjën dhe Portugalinë dhe tani është menaxheri i rrugëve të huazimit dhe i partneritetit futbollistik.
Marrëveshja prej 1 milion £ u bë, me Liverpool ose individët e akuzuar që nuk pranuan haptas ndonjë përgjegjësi ose keqbërje. Pretendimet dhe informacionet mbi të cilat ato bazoheshin nuk u testuan kurrë në gjykatë.
City nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga The Times. Liverpool tha se nuk ishte në gjendje të përgjigjet në kohën e duhur dhe nuk do të komentojë për çështjet konfidenciale të klubit.
U sugjerua që City madje kishte shpejtuar marrëveshjet për të nënshkruar me Fernandinho, mesfushorin brazilian, nga Shakhtar Donetsk dhe Jesús Navas nga Sevilla, pasi zbuluan shkeljen e mundshme të sigurisë në sistem. /IndeksOnline/