75 Mall Live Search
11:13 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Burri ngacmon seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij në Gjilan, ndalohet në Spitalin e Psikiatrisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan.

I dyshuari, që tri ditë radhazi kishte ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij, transmeton Indeksonline.

Siç njofton PK, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Mirëpo, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore psikike është ndaluar në repartin psikiatrik nën mbikëqyrje të policisë./Indeksonline/

Foto në ballinë ilustrim