LDK mbanë Konventën për Zhvillim dhe Punësim
LDK-ja ka mbajtur Konventën për Zhvillim dhe Punësim në takim me biznesmen të suksesshëm kosovarë.
I pranishëm në këtë konventë ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Aty u prezantuan orientimet programore të fushës së ekonomisë të partisë së tyre.
“Programi është i përgatitur nga profesionistë dhe i diskutuar nëpër fusha të ndryshme”, është shprehur Avdullah Hoti.
Jemi të bindur se Kosova ka nevojë për një plan konkret që e çliron potencialin e sektorit privat, ishte mesazhi i LDK-së.

“Besojmë se Kosovës i duhet një ekonomi që është konkurse me sektor privat dinamik. Një ekonomi ku ka siguri sipas standardeve evropiane”, u shpreh Hoti. /Indeksonline./



