Trump insistoi plot 8 herë te presidenti i Ukrainës që të hetoj djalin e Joe Biden-it
Donald Trump ka insistuar plot 8 herë kundrejt Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të hetuar Hunter, djalin e ish Zëvendës Presidentit Joe Biden, me qëllim pengimin e kandidimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Wall Street Journal raportoi që Trump, gjatë një telefonate në korrikun e kaluar, i kërkoi Zelensky rreth tetë herë të punojë me avokatin e tij Rudy Giulianio për këtë hetim.
Lajmi pason zbulimin e ‘Washington Post’ se një agjent 007 i SHBA kishte denoncuar zyrtarisht presidentin Trump për ‘premtime jo brenda ligjit’ nga ana e Presidentit amerikan Trump për një udhëheqës të huaj dhe se ‘afera ishte për Ukrainën’.
Nuk ka munguar dhe reagimi i Joe Biden, i cili tha se rasti ishte “Një abuzim i fuqisë shtypëse”.
“Nëse ky lajm është i vërtetë, tregon se presidenti është gjithmonë i gatshëm për të abuzuar me pushtetin e tij dhe vendit” – u përgjigj ish-presidenti Joe Biden. “Kjo sjellje është veçanërisht e neveritshme – sulmoi Biden – sepse shfrytëzon politikën e jashtme të një vendi dhe minon sigurinë tonë kombëtare për qëllime politike”.
Për Biden, minimum që duhet të bëj Trump është të zbulojë transkriptin e telefonatës në fjalë.
Dje, Presidenti i SHBA Donald Trump përsëriti akuzën e tij të preferuar “lajm i rremë” për të hedhur poshtë njoftimet se ai i ka dhënë një ‘premtim’ një udhëheqësi të huaj, çka e bëri një zyrtar të inteligjencës amerikane të ngrejë ankesë pranë autoriteteve.
“Si mund të jetë dikush kaq i trashë e të besojë se unë do t’i thosha diçka të papërshtatshme një udhëheqësi gjatë një thirrjeje telefonike që dëgjohet nga aq shumë njerëz? Gjithsesi, në çdo rast unë do të bëja vetëm atë që është gjëja e drejtë dhe do t’i bëja mirë Shteteve të Bashkuara,” tha Presidenti Trump në Twitter.
Trump, i cili ka akuzuar shpesh komunitetin e inteligjencës amerikane si pjesë e një opozite ‘të shtetit brenda shtetit’, tha se është i vetëdijshëm se “praktikisht sa herë që flas në telefon me një udhëheqës të huaj, e di se mund të ketë shumë njerëz duke dëgjuar nga agjenci të ndryshme amerikane, për të mos përmendur ato të vetë vendit tjetër. Nuk ka problem!”
Komentet e tij u bënë ndërsa komisioni i inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve mbante një sea