Trendi që ka pushtuar këngëtarët shqiptarë
Si duket këngëtarët kanë nostalgji për fëmijërinë..
Përveç që këngëtarët janë shumë aktivë nëpër rrjete sociale dhe shpërndajnë fotografi nga jeta e tyre, ata kohëve të fundit po shpërndajnë edhe fotografi nga fëmijëria e tyre, shkruan Indeksonline.
Capital T dje publikoi disa foto nga fëmijëria, ku shkroi: “Sot është dita ime. “Time Capsule” ka qenë gati për tërë jetën time. Krejt juve që ishit pjesë e projektit, ju falënderoj nga thellësia e zemrës”.

Edhe Alban Skënderaj ka postuar në Instagram një foto në një moshë shumë të re dhe me pamjen që ka pasur atëherë thuajse nuk njihet. “Kështu dilnin selfie-t ne vitet 90”, shkruan Albani.

Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as Noizy. Ai para pak muajsh ka publikuar një foto që se kishim parë kurrë.
Reperi ka postuar një imazh të tijin, kur ai ishte vetëm 4 muajsh. Po atë ditë e ka publikuar këngën “Skan besu”./Indeksonline/
