75 Mall Live Search
18:52 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ymeri komenton idenë për “Byro kundër korrupsionit”: Kjo nuk bëhet pa dal në opozitë “Politbyroja Pronto”

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Visar Ymeri ka komentuar idenë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për të bërë një byro kundër korrupsionit.

Sipas Ymerit, kjo ide merrë kuptim vetëm kur del në opozitë “Politbyroja Pronto”, shkruan Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Visar Ymerit:

BYROJA KUNDËR KORRUPSIONIT E KADRI VESELIT MUND TË MERR KUPTIM VETËM KUR POLITBYROJA PRONTO PËRFUNDON NË OPOZITË

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Kadri Veseli, po vazhdon ta mashtrojë opinionin. Luftë ndaj korrupsionit? Byro kundër korrupsionit?

Kush? Njëri nga kryeprotagonistët e aferës “Pronto”. Njëri nga drejtuesit e partisë që e ka ushtruar pushtetin përgjatë më shumë se dhjetë vite, qeverisje gjatë së cilës kanë ndodhur deformimet e degradime shumë të mëdha ekonomike, sociale, e politike.

Byroja kundër korrupsionit mund të ketë kuptim vetëm kur Politbyroja “Pronto” do të jep përgjegjësi politike e juridike.

Për këtë duhet ta kemi një gjyqësor profesional dhe të pavarur nga pushteti politik.

Kjo nuk bëhet pa dalur në opozitë Politbyroja “Pronto” që e ka (ende) vendimmarjen kryesore në PDK.

Kjo mund të bëhet vetëm nga ata që kanë 100% vendosmëri, dije dhe guxim.