12:02 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj në mëngjes pune me kandidatët për deputetë

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj bërë një mëngjes pune me kandidatët e këtij koalicioni, për të cilët ka thënë se janë njerëz të dëshmuar e të gatshëm për të marrë përgjegjësi.

“Mëngjes pune me kandidatët për deputetë të koalicionit fitues AAK – PSD, njerëzit e dëshmuar të shtëpisë, të cilët janë gati të marrin përgjegjësi për ta jetësuar konceptin 100% shtet. Gjashtë tetori është referendum për shtetin”, ka shkruar ai.