Conte synon titullin e Serie A
Interi mbizotëroi 2-0 në derbin e Milanit kundër AC Milan mbrëmë.
Trajneri i Nerazzurri, Antonio Conte foli për PPSportsTV pas ndeshjes.
“Unë mendoj se kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer nga të gjitha pikëpamjet: taktike, intensitet dhe fizik. Nuk më pëlqen të flasim për ndonjë lojtar të vetëm, të gjithë luajtën një lojë të mirë, diçka që nuk kishte ndodhur në Ligën e Kampionëve kundër Slavia Pragës.
“Kanë kaluar vetëm katër ditë. Mos të harrojmë se dy vjet më parë Inter ishte duke kryesuar renditjen në dhjetor dhe më pas u kualifikua në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve duke fituar kundër Lazios. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë, të mbajmë kokën poshtë dhe të vazhdojmë këtë formë. Ky është një grup djemsh që fillojnë të luajnë me ambicien për të qenë protagonist dhe për të fituar diçka ” – ishin fjalët e italianit./Indeksonline/