Kjo po i mungon shumë Arbër Zenelit
Arbër Zeneli po rikuperohet me sukses pasi pësoi një lëndim në qershor në ndeshjen kundër Malit të Zi në Podgoricë.
Sulmuesi i Kosovës bëri ndërhyrje në gju pas atij lëndimi dhe do të jetë jashtë fushave deri në janar.
Loja e futbollit dhe paraqitjet në fushë po i mungojnë shumë Zenelit, shkruan Indeksonline.
Ai ka publikuar një fotografi ku tregon se po i mungon shumë fusha e gjelbër.
Zeneli pritet të jetë i gatshëm për Kosovën në ndeshjet e Play-offit të Ligës së Kombeve, ose në Kampionatin Evropian. /IndeksOnline/