75 Mall Live Search
19:53 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjeneral Imri Ilazi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin, përkulet para varreve të tyre

Gjeneral Imri Ilazi përmes një shkrimi dhe disa imazheve të publikuara në llogarinë Facebook, ka kujtuar dy heronjtë e popullit tonë, Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Ilazi ka thënë se ata ishin dy strategy e luftëtarë të pandarë deri në flijim për zotimin dhe vazhdimësinë e luftës deri në çlirim.

Ky është postimi i plotë:

Sot i kujtoj dy miqtë e jetës time në rrugëtimin tonë të përbashkët në periudhat më të vështira të Kombit tonë

Dy Kolosët e Kombit Shqipëtar, dy bashkëshortët që luftuan krah njëri tjetrit, dy Gjeneral të luftës së Ushtris Çlirimtare të Kosovës të cilët ishin të pathyeshëm e vizionar, dy strateg e luftëtar të pandarë deri në flijim për zotimin dhe vazhdimsin e luftës deri në Çlirim!

Lavdi të gjithë dëshmorëve që ran në altarin e lirisë, lavdi dëshmorëve heroik Fehmi Lladrofci e Xhevë Krasniqi- Lladrofci

Me përulje,
Gjeneral Imri Ilazi