Përfundim dramatik në “Fadil Vokrri”, Dallku debuton me fitore
Ka përfunduar derbi i xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
“Plisat” kaluan të parët në epërsi me golin e Ergyn Ahmetit në minutën e 13-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Bedri Greca në minutën e 83-të pas një gabimi në mbrojtjen vendase.
Golin e fitores e shënoi Alban Shillova në minutën e katërt shtesë.
Gjilani humb kreun e tabelës me pikë të barabarta me Feronikelin, derisa Prishtina është në vendin e gjashtë me 7 pikë, aq sa ka edhe Flamurtari. /IndeksOnline/