Një automjet godet për vdekje një këmbësor, në Shqipëri
Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në fshatin Hamel, njësi e Bashkisë së Vaut të Dejës, në veri të vendit.
Automjeti ka përplasur një këmbësor dhe për shkak të plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.