75 Mall Live Search
12:39 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Irani liron tankerin britanik

Autoritetet iraniane kanë liruar një tanker britanik të naftës, Stena Impero, të kapur nga Garda Revolucionare në ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot Sky News Arabia.

Tankeri u kap më 19 korrik pasi nuk arriti t’u përgjigjej paralajmërimeve nga forcat ushtarake elitare të Republikës Islamike.

Eric Hanel, drejtori i kompanisë suedeze “Stena Bulk”, që ka në pronësi të cisternën, njoftoi dje se cisterna së shpejti mund të lirohej. Fjala është pë disa orë.

Tankeri u kap dy javë pasi Britania e Madhe kapi një cisternë iraniane pranë Gjibraltarit, i cili u lirua më vonë.