Juventusi arrin marrëveshje rekord me “Adidasin”
Juventusi është skuadra me të hyrat në rritje më të larta në Evropë 10 vjetët e fundit.
Zonja e Vjetër së fundmi ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me kompaninë gjermane të mbathjeve sportive, “Adidas”.
Juve do të vesh fanellat e “Adidasit” të paktën edhe 8 vjetët e ardhshëm, ku do të përfitojë 408 milionë euro nga kjo kontratë.
Marrëveshja u modifikua në dhjetor 2018 dhe u zgjat deri në vitin 2027 me një tarifë fikse minimale prej 50.1 milionë euro në vit. /IndeksOnline/
