75 Mall Live Search
13:31 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Marina amerikane e pranon: UFO-t ekzistojnë, ja 3 filmime

Marina ushtarake amerikane nuk përdor terma kamuflues, teksa për vite me radhë ka analizuar 3 filmime të realizuara nga disa pilotë duke arritur në të njëjtin përfundim: Nuk ishim në gjendje t’i identifikonim këto objekte fluturuese.

“Bëhet fjalë për UFO të vërtetë, më saktësisht tre objekte të klasifikuar si të tillë. Sigurisht nuk ka asnjë gjurmë të krijesave aliene, kështu që do të mbeten të zhgënjyer ata që prisnin gjëra të tilla. Por referimi për 3 UFO nuk është pak”, thotë Marina amerikane.

3 filmimet të cilat mund t’i shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, janë identifikuar si Flir1, Gimbal dhe GoFast, janë realizuar në momente të ndryshme.

Në 14 nëntor 2004 u pa objekti i parë, ndërsa në 21 janar 2015 u panë dy objektet e tjerë.

Objektet e paidentifikuara pritet të ekzaminohen më tej për të pasur një përgjigje të saktë.

Marina amerikane e pranon: UFO-t ekzistojnë, ja tre filmime on Vidnews.