75 Mall Live Search
17:20 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pse publiku i “Emmy Awards” qeshi me Kim Kardashian dhe Kendall Jenner?

Kim Kardashian dhe Kendall Jenner ishin të pranishme mbëmjen e djeshme në ndarjen e çmimeve Emmy të 2019-ës, ku dhe prezantuan njërin prej trofeve, atë për “Shfaqjen televizive më të mirë reality”. Siç ndodh në të tilla raste, vajzat e familjes Kardashian pritej të dilnin në skenë, të prezantonin të nomimuarit dhe të dorëzonin çmimin, megjithatë jo gjithçka ka shkuar sipas planit.

Kjo pasi publiku në sallën e Emmys vendosi që të qeshë me to kur po thonin disa fjalë në lidhje me trofeun që do jepnin, ndërkohë që as Kim dhe as Kendall nuk po bënin shaka.

E gjitha ndodhi në momentin kur Kim në lidhje me çmimin “Shfaqja televizive më e mirë reality” tha: “Familja jonë e di shumë mirë se televizioni i vërtetë bëhet nga njerëzit e vërtetë, që janë thjesht vetëvetja”. Po e tha këtë, dhe Kendall shtoi: “Duke i treguar historitë e tyre pa filtra dhe pa skenarë” dhe sigurisht në këtë moment audienca nuk e mbajti dot të qeshurën. Por mesa duket vajzat nuk po bënin aspak shaka, madje e kishin shumë seriozisht. Për këtë arsye pasi mbaruan fjalën dhe audience qeshi, të dyja dukeshin shumë të zemëruara.

Dhe sigurisht, ky moment nuk i shpëtoi as Twitter-it që jeton për këto çaste:

“Audienca e Emmys sapo qeshi me Kim Kardashian? Më duket se nuk po bënte shaka.”


“Audienca qeshi kur Kim Kadashian tha se familja e saj i njeh njerëzit e vërtetë”


“Të gjithë sapo qeshën me Kadashianët, kur thanë se janë thjesht vetëvetja”


Pse njerëzit qeshën? Epo sepse pavarësisht suksesit dhe ndjekësve të shumtë të reality show-t “Keepin Up With the Kardashians”, ato shpesh akuzohen se kanë skenar, madje inskenojnë situata, skandale apo histori që të ndiqen sa më shumë, falë dhe zgjuarsisë së Kriss Jenner.

Vërtetë ato nuk i kanë batutat me skenar, por gjithsesi fakti që thonë se janë të vërteta dhe pa filtra, i bën njerëzit për të qeshur. Edhe ne domethënë…/Blitz.al/