Ky është reagimi i Ronaldos, menjëherë pasi Messi u zgjodh lojtari më i mirë në botë
Të hënën FIFA ndau shpërblimin për futbollistin më të mirë në botë për vitin 2019.
Me votat e futbollistëve, gazetarëve dhe trajnerëve Lionel Messi fitoi çmimin “The Best”.
Cristiano Ronaldo edhe pse ishte i nominuar, nuk kishte udhëtuar fare në Milan për të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Menjëherë pasi Messi u zgjodh më i miri ai postoi një shkrim interesant në Instagram.
“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë profesionistin nga amatori. Gjithçka që është e madhe sot ka nisur si diçka e vogël. Nuk mund të fitosh gjithçka, por bën gjithçka është e mundur që të realizosh ëndrrat e tua. Dhe nuk harron se pas natës vjen gjithmonë agimi”, shkruan Ronaldo. /Indeksonline/