75 Mall Live Search
08:46 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Çmenduri: Gazetari qëllohet me armë në fytyrë nga deputeti

Dy persona, përfshirë një gazetar, janë plagosur pasi janë qëlluar nga një senator haitian, i cili hapi zjarr përpara Parlamentit teksa vendi përpiqej të konfirmonte emërimin e kryeministrit të ri

Sheri Diw Nalio, një fotograf i Associated Pressit, u plagos në fytyrë. Personi i dytë, Leon Leblank, një shofer dhe rojë sigurie, mori gjithashtu plagë të rënda në Port-o-Prins, kryeqytetin e vendit.

Të plagosurit duken jashtë rrezikut për jetën, edhe pse mjekët hoqën copëza plumbash nga fytyra e fotoreporterit.

Senati i Haitit po përpiqet të mblidhet për herë të dy në dy ditë për të konfirmuar emërimin e kryeministrit të ri, Fritz-William Michel.

Haiti ka javë që përfshihet nga demonstrata të ndryshme kundër Moisesë dhe qeverisë së tij.