75 Mall Live Search
09:02 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ja e vërteta pse u ndanë Bylbyl Sokoli dhe Prishtina?

Vetëm 18 ditë ishte qëndrimi i trajnerit Bylbyl Sokoli në krye të Prishtinës.

Vetëm një ditë para ndeshjes me Gjilanin, në një konferencë të jashtëzakonshme, “Profa” vendosi të dorëzohej, duke thënë se këtë po e bën për shkaqe shëndetësore.

Vendimi për të dhënë dorëheqjen ishte i papritur për të gjithë, madje edhe për drejtuesit e Prishtinës.

Megjithatë, sipas burimeve të Indeksonlinet e vërteta qëndron ndryshe.

Sokoli e ka pasur problemin në gjurin e këmbës prej disa muajsh dhe kjo nuk e ka penguar ta ushtronte detyrën te Ferizaji.

Problemet financiare të “bardhekaltrit” kanë qenë faktori kryesor që e ka shtyrë atë të jepte dorëheqjen.

Vetëm pak ditë para ndeshjes me Gjilanin, Prishtina nuk ka ekzekutuar pagat e plota për futbollistët por vetëm gjysmën, ndërkohë Sokoli ka kërkuar nga krerët e klubit që lojtarët të paguhen rregullisht, ndryshe nuk mund t’i motivoj për të arritur objektivat.

Kujtojmë që pas kësaj, Prishtina ka zgjedhur trajner Armend Dallkun, që deri vitin e kaluar ishte futbollist aktiv te ekipi kryeqytetas. /Indeksonline/