Kejvina e nis mirë, kështu përgatitet për “Dance With Me”
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të bukurisë dhe formave të saj trupore, që nuk heziton t’i ekspozojë në paraqitjet e saj publike, shkruan Indeksonline.
Ajo ka bërë të ditur se ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në spektaklin “Dance With Me” ku pritet të marrë pjesë.
“E nisëm mirë besoj. Uroj ta keni shijuar po aq shumë sa un!”, ka shkruar Kejvina.
Kujtojmë se spektakli “Dance with me” është mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar, duke qenë se aty marrin pjesë personazhe të njohur që zgjojnë interesimin e publikut. /Indeksonline/

