75 Mall Live Search
09:24 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Llapit i lëndohet kapiteni, Mentor Zhdrella

Llapi arriti fitore të thellë 5:1 ndaj Flamurtarit në Prishtinë.

Mentor Zhdrella realizoi një gol dhe asistoi një tjetër.

Por lajmi i keq për llapjanët është se kapiteni ka pësuar një lëndim dhe për këtë arsye është larguar nga loja pas pjesës së parë.

“Mentori ndieu pak dhimbje dhe e largova, për ta pushuar”, deklaroi trajneri Tahir Batatina pas ndeshjes.

Ende nuk dihet nëse Zhdrella do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Dukagjinit. /Indeksonline/