Lana Del Rey kalon momente romantike me burrin “misterioz”
Këngëtarja e njohur Lana Del Ray e cila është tejet e njohur për muzikën që bën, zgjon interesim të madh tek publiku edhe sa i përket jetës së saj private, shkruan Indeksonline.
Krijuesja e shumë hiteve, u pa në një park afër liqenit, teksa po kalonte momente relaksi me një burrë ‘misterioz’.
Ajo u kap nga paparacit mjaft e lumtur dhe e interesuar rreth këtij burri me të cilin shihet teksa po kënaqen duke kaluar kohën së bashku.

Lana kishte zgjedhur të veshte xhinse të shkurtra, që vinin në pah këmbët e saj teksa dukej majft e freskët, ndërsa burri me të cilin ajo po qëndronte ishte veshur thjeshtë me xhinse dhe fanellë të bardhë.
Duket se Lana Del Rey e ka gjetur qetësinë shpirtërore, por që tenton ta mbajë jetën private larg syve të publikut. /Indeksonline/

