75 Mall Live Search
11:55 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare, i shpëton rrezikut, shtëpia e saj goditet nga rrufeja

Mbrëmë ka pasur reshje të mëdha shiu në Shqipëri, e po ashtu ka pasur edhe mot me bubullima e vetëtima të vazhdueshme, çka ka shkaktuar ankth te qytetarët, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja shqiptare, Rezarta Shkurta, mbrëmë nuk e ka pasur fatin e mirë, pasiqë rrufeja e ka goditur shtëpinë e saj duke i shkaktuar edhe dëme materiale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një InstaStory, duke shkruar: “Nata e mbrëmshme për ne u mbyll kështu! Dua të falenderoj nga zemra policinë e shtetit dhe zjarrfikësit që në kohë rekord erdhën e vepruan, duke na shpëtuar nga kjo situatë me dëme të pa konsiderueshme”

Por ajo që është më e rëndësishme është se ajo, e as familjarët e saj nuk janë lënduar. /Indeksonline/