75 Mall Live Search
12:46 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

“SCANIA” vjen me kamionin komplet autonom

Pas Konceptit NXT që parashikon një autobus apo automjet komercial vetëdrejtues, “Scania” ka zhvilluar një makineri tjetër autonome.

Quhet “Scania AXL” dhe është një koncept për një kamion të rëndë plotësisht autonom. Një modul i ri inteligjent i përparuar zëvendëson kabinën tradicionale, por edhe kështu, AXL është lehtësisht e njohur si një “Scania” pasi përmban sistemin modular të kompanisë në zemër të projektimit.

Është interesante, dhe ndryshe nga shumica e koncepteve autonome, AXL nuk ka shtytje komplet elektrike por përkundrazi është mundësuar nga një motor me djegie të brendshme duke përdorur karburant të rinovueshëm.

Sipas kompanisë në pronësi të VW Group, ky është një shembull i “mënyrës së përzierjes së teknologjisë tradicionale dhe të re.” Duke folur për teknologji të re, “Scania AXL” gjithashtu përmban kamera, radar, mbajtës dhe marrës GPS. /IndeksOnline/