75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Angli: Përleshje midis të rinjve, vritet një kosovar 15-vjeçar

Një i ri shqiptar me origjinë nga Kosova është viktima e radhës në valën e goditjeve me thikë që ka pllakosur Anglinë këta 18 muajt e fundit.

Elton Gashaj u godit për vdekje me thikë në zonën “Salt Hill Park”, Slough, Berkshire.

Sipas policisë kjo ngjarje e rëndë ndodhi pas një përplasjeje midis dy grupeve të përbëra nga të rinjtë nga ku humbi jetën 15-vjeçari.

Vera Gashaj, nëna e të ndjerit, deklaroi se ajo e kishte paralajmëruar policinë se djali në të shkuarën kishte qenë subjekt sulmesh, pasi ai kishte ndërtuar një shoqëri të papërshtatshme.

Dy djem të moshës 15-vjeçare dhe një tjetër i moshës 17 janë ndaluar nga policia,  si të dyshuar për vrasjen.