Vlera e FC Prishtinës është afro 1.5 milionë euro, këngëtarët Sinan Vllasaliu e Afrim Muçiqi aksionarë
Ka më shumë se 10 vite që FC Prishtina është shndërruar në Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, apo thënë ndryshe është privatizuar si klub.
Agjencia e regjistrimit të bizneseve të Kosovës raporton se kapitali i këtij klubi është saktësisht 1,480,460.00€.

Aksionet janë të ndara te 15 persona. Rahman Haradini, zyrtarisht figuron si aksionari më i madh me 34.8%, ndërsa Ahmed Kurtolli është i dyti me 17.61.
Në mesin e aksionarëve janë edhe dy këngëtarët, Sinan Vllasaliu dhe Afrim Muçiqi që kanë nga 5.67% përkatësisht 4.13%, shkruan Indeksonline.
Gjatë ditës së martë, ka reaguar biznesmeni Rahman Haradini që demantuar presidentin Remzi Ejupi, i cili kishte thënë se është aksionari më i madh në klub. /Indeksonline/
