75 Mall Live Search
16:50 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Veturat që vetëdrejtohen, “Hyundai” pretendon se do t’i sjellë para vitit 2022

Shumica e prodhuesve janë duke u interesuar për teknologjinë që ua mundëson veturave të vetëdrejtohen, derisa një numër prej tyre ka arritur edhe t’i nxjerrë në treg, këto vetura, me nivele të ndryshme të ngasjes autonome, transmeton Telegrafi. Jaguar Land Rove po bashkëpunon me kompaninë e Google, Waymo për të sjellë këtë teknologji, derisa BMW-ja ka bashkuar forcat me Mercedes-Benzin që të sjellë në makinë që vet vozitet.

Të së njëjtës rrugë po i shkon edhe “Hyundai Motor Group”, që ka rritur përkushtimin për këto vetura dhe mund t’i promovojë brenda një kohe të shkurtër, falë bashkëpunimit me “Aptiv”, që më herët njihej si “Delphi Automotive”. Kompanitë kanë bërë të ditur, se së bashku do të zhvillojnë disenjin, funksionimin dhe funksionalizimin e teknologjisë së vetëdrejtimit, të nivelit të katërt dhe të pestë.

Me nivelin e katërt, vetura mund të lëvizë vet, vetëm se nevojitet prania e shoferit pranë timonit, derisa me nivelin e pestë nuk ka nevojë për shofer apo ndonjë kontroll fizik. Deri në fund t vitit 2020, Hyundai planifikon të fillojë testimet e kësaj veture autonome, derisa në 2022 të ketë gati platformën që do e përdorë edhe në vetura tjera.

Shënjestër e kompanive, është që të komercializojë sa më shumë makiant autonome, derisa nuk planifikojnë që këto vetura, të funksionojnë si ndonjë sistem robot, që mund të përdorej si taksi i përbashkët mes udhëtarëve të ndryshëm.