75 Mall Live Search
17:43 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme, Rita Ora kërkon ndihmë për Shqipërinë

Disa qytetet të Shqipërisë ditëve të fundit janë goditur nga tërmeti, epiqendra e tërmetit ishin qyteti i Durrësit dhe Tiranës.

Të shqetësuar nga goditjet e  fuqishëm që lënduan disa persona dhe shkaktuan dëme materiale banorë të shumtë kanë bërë natën jashtë shtëpive të tyre, shkruan Indeksonline.

Për ngjarjen alarmante në shtetin shqiptar ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Në një postim në ‘InstaStory’ ajo ka kërkuar që përmes organizatës ‘Unicef’ të ndihmohen fëmijët në nevojë.

“Një tërmet me magnitud 5.6 shkallë ka goditur Shqipërinë me 21 shtator afër Kosovës, vendi ku unë kam lindur. Ndihmoni fëmijët e prekur nga fatkeqësitë kurdo dhe kudo përmes Unicef”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë që Rita është ambasadore e Unicef në kuadër të së cilës muaj më parë vizitojë fëmijët në Kosovë./Indeksonline/