75 Mall Live Search
17:39 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

De Ligt tregon se a i ra pishman që u transferua te Juve

Qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt, ka thënë se nuk pendohet që është transferuar në Juventus.

Ish-kapiteni i Ajaxit, refuzoi ofertat e Barcelonës dhe PSG-së, për t’iu bashkuar gjigantit italian.

Holandezi tha se është i lumtur që është transferuar gjatë afatit veror.

“Jam i lumtur me vendimin që morra. Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën time, por jam duke u adaptuar. Jam duke mësuar italisht dhe jam duke e kuptuar futbollin italian gjithashtu, i cili është shumë më ndryshe se në Holandë”, deklaroi ai.

Juventus këtë sezon është në vendin e dytë me 10 pikë të grumbulluara, dy pikë më pak se lideri Interi. /IndeksOnline/