Yll Bogaj takon fëmijët e dëshmorëve në Gllogjan
Kandidati për deputet Yll Bogaj ka vazhduar aktivitetin e tij në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai ka qëndruar në Gllogjan, në vendlindjen e Haradinajt ku ka marr mbështetjen nga fëmijët e dëshmorëve.
Postimi i plotë i Bogajt:
Asgjë e re në Kosovë nuk frymon pa kujtesën dhe lavdinë e atyre që ranë për këtë vend. Sot lavdia është motiv e puna detyrim. Duhet ta nderojmë kujtimin e dëshmorëve të kombit duke punuar për zhvillim, barazi dhe shtet në të cilin kanë besim të gjithë qytetarët e vendit. I nderuar me pritjen që më bënë të rinjtë e Gllogjanit, vendlindjes së Kryetarit Haradinaj. I nderuar që fëmijët e dëshmorëve të lirisë besojnë në shtetin tonë dhe të ardhmen që do ta ndërtojmë bashkë, me punë, dije e përkushtim.
