75 Mall Live Search
20:34 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mësohen vendet ku do të zhvillohen tri finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Finalja e Ligës së Kampionëve e këtij sezoni do të zhvillohet në Stamboll në stadiumin olimpik “Ataturk”.

UEFA sot ka bërë të ditur edhe tri stadiumet ku do të zhvillohen finalet e vitit 2021, 2022 dhe 2023.

UEFA për vitin 2021 e ka zgjedhur stadiumin e Zenit St Petersburg, shkruan Indeksonline.

Në vitin 2022 finalja e madhe do të zhvillohet në Gjermani, në stadiumin Allianz Arena ku luan Bayern Munich.

Wembley Stadium do ta pres finalen e vitit 2023 të garës më të madhe evropiane për klube.

Finale e Ligës së Kampionëve 

2020/21 : Stadiumi i St. Petersburgut, St Petersburg, Rusi

2021/22 : Allianz Arena, Mynih, Gjermani

2022/23 : Wembley Stadium, Londër, Angli