75 Mall Live Search
22:21 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

​Limaj kërkon që të zhvillohet fushatë demokratike, me integritet dhe e bazuar në ligj

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka theksuar se vetëm pakë orë na ndajnë nga hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet parlamentare 2019.

“Ne po futemi në periudhën e fushatës zgjedhore, andaj para neve dhe juve shtrohet angazhimi dhe përgjegjësia e organizimit të një fushate të ndershme, demokratike, me integritet dhe të bazuar në ligj, duke respektuar plotësisht Kodin e Mirësjelljes, për të krijuar kushte për zgjedhjen e përfaqësueseve tanë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, ka theksuar Limaj.

Postimi i Limajt në Facebook:

Të dashur anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit tonë fitues, NISMA-AKR-PD,

Të nderuar qytetarë,

Na ndajnë vetëm pakë orë nga hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet parlamentare 2019.

Ne po futemi në periudhën e fushatës zgjedhore, andaj para neve dhe juve shtrohet angazhimi dhe përgjegjësia e organizimit të një fushate të ndershme, demokratike, me integritet dhe të bazuar në ligj, duke respektuar plotësisht Kodin e Mirësjelljes, për të krijuar kushte për zgjedhjen e përfaqësueseve tanë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Mbështetës të dashur,

Jemi bërë Bashkë për Shtetin, boshti ynë politik është alternativa më e duhur për vendin, e për këtë, më meritorët sigurisht që jeni Ju.

Për ta filluar rrugën tonë të fitores më 6 tetor, si kandidat për kryeministër nga koalicioni fitues, NISMA-AKR-PD, me shumë kënaqësi ju ftoj që të merrni pjesë në tubimin e hapjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare 2019! FL

Data: E MËRKURË, 25 SHTATOR 2019 Koha: 18:00 Vendi: SALLA 1 TETORI – PRISHTINË